Smart Skin: Si këto produkte do t’ju lehtësojnë jetën

“Besoj fort që nëse përqendrohesh te kujdesi i mirë i lëkurës, nuk ke nevojë për shumë makeup,” është një shprehje e famshme e Demi Moore që, padyshim, mund të konsiderohet si një qasje që ka shndërruar industrinë e kozmetikës. Sot, të kujdesesh për lëkurën është më e rëndësishme se të mbulosh “defektet” e saj. Thënë kjo, është shumë e rëndësishme të gjesh produktet e duhura dhe prandaj jemi ne këtu.

Duam t’ju prezantojmë me Smart Skin, një kompani e re e cila përbëhet nga produkte me formula revolucionare në fushën e kujdesit të lëkurës për të dyja gjinitë. Të krijuara në laboratorin BioQuality në Torino, në bashkëpunim me Universitetin e Torinos – një ndër vendet në Europë që investon më shumë te kujdesi i lëkurës – produktet e Smart Skin janë rezultat i një pune të gjatë disavjeçare për të krijuar kombinime novatore.

Me të drejtë, mund të thoni se sot ka shumë produkte që premtojnë se do të bëjnë mrekulli. Por çfarë e dallon Smart Skin? Për të mos e bërë informacionin shumë të përgjithshëm, le të ndalemi te disa produkte specifike.

 

A e dini që serumi Bionic Hyaluronic përban acid hialuronik të nivelit 4? Për ta kuptuar, ai që injektohet nga dermatologu me shiringë është niveli 5. Produktet e tjera në treg (niveli 1-3) kanë efekt të ngadaltë ose të padallueshëm.

 

Acidi hialuronik i aplikuar mbi buzë me Smart Deep Clean krijon atë efektin mbushës që aq shumë e dëshirojmë.

Galvanic Eye Lift ofron elasticitet në lëkurë dhe ka një efekt lifting të menjëhershëm.

Po sikur t’ju themi që Air Face Day përmbam lumicease, një mikroorganizëm me të cilin shkencëtarët që e zbuluan kanë fituar Çmimin e Përbërësit të Gjelbër në vitin 2019! Air Face Day ushqen edhe qerpikët dhe i mbron nga dëmtuesit e jashtëm si pluhur, smogu etj.

Dhe tani qershia mbi tortë! Me siguri po e lexoni për herë të parë dhe na vjen mirë t’ju prezantojmë me Beauty SmartPhone. Në formën e një SmartPhone, edhe për burra edhe për gra, ky produkt është një aparat hidratues, revolucionar, që shërben për të aplikuar kremin në fytyrë, në formë avulli, pa e prekur me dorë atë.

Smarphone i bukurisë depërton thellë në lëkurë dhe hidraton, largon lodhjen e lëkurës dhe e tonifikon. Jo vetëm kaq, por Smart Skin ka edhe të tjera produkte që po jua lëmë t’i eksploroni vetë!

“Ne besojmë fort që bukuria është pjesë e domosdoshme për secilin nga ne, pavarësisht moshës apo gjinisë,” thanë përfaqësuesit e Smart Skin për Anabel. “Produktet tona janë krijuar falë punës serioze dhe këmbëngulëse të shkencëtarëve të fushës së bukurisë të cilët kanë përdorur pajisjet më novatore teknologjike në kërkimet e tyre dhe i kanë dhënë përparësi produkteve bimore.”

Sot, kompania krenohet me produktet ekskluzive inovatore për ushqyerjen, hidratimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, duke u garantuar klientëve të lodhur nga produktet që reklamojnë përfitime të jashtëzakonshme që te Smart Skin zgjedhin pa frikë.

Për më shumë informacion për Smart Skin mund të kontaktoni në:
– website: smartskin.al
– email: [email protected]
– Instagram: smartskin.al
– tel: +355 69 20 94 432
– dyqan fizik: Rruga “Janos Hunyadi”, Tiranë.

Your Shopping cart

Close