Ndihu më e re pa bisturi; Çfarë ndodhi në eventin e Smart Skin Albania që bëri bashkë të gjithë personazhet e njohur By: Living

E keni menduar ndonjëherë që produktet kozmetike, të përdorur nga persona profesionistë, dhe të kombinuar me trajtime nga pajisjet e teknologjisë së fundit  mund të rinojnë lëkurën tuaj brenda 30 minutave?! Nuk është çudi! Kjo ndodhi në eventin e estetikës kozmetike nga Smart Skin Albania, kompania e njohur që prej disa vitesh është kujdesur që të sjellë në Shqipëri risitë e fundit për kujdesin e lëkurës.

Prof. Francesco De Andrea, një ekspert i kirurgjisë plastike, President i Shoqatës së Kirurgëve Estetistë Italianë, si edhe Dr. Alessandro Icardi, kirurg i specializuar në mjekësi estetike me përvojë 30-vjeçare, shpjeguan në detaje çdo gjë në eventin “MOM&Collagenizing”, kushtuar estetikës kozmetike.

Nëse jeni duke pyetur veten çfarë përfaqëson kremi MOM, shpjegimi është i thjeshtë: ai është përgjigjja për të gjitha pyetjet rreth plakjes, kujdesit të lëkurës dhe bukurisë, zbulimi më i fundit i kozmetikës teknike Made in Italy.

MOM by Smart Skin është emri i një linje produktesh kozmetike në të cilën gjejmë elementet EGF(faktorët e rritjes që ushqejnë qelizat e të gjithë trupit tonë), përveç përbërësve më të mirë me origjinë biologjike të disponueshme në treg.

Kremrat MOM by Smart Skin janë të sigurt, të testuar klinikisht si dhe plotësisht natyralë. Sot, ato përfaqësojnë pikën më të lartë që na ofrojnë të gjitha bio-teknologjitë bashkëkohore në nivel botëror.

Kremi i natës MOM by Smart Skin ka në përbërjen e tij 18 aminoacide, të cilat veprojnë në indin epitelial. Në mënyrë më të thjeshtë, aminoacidet janë mikro-ushqyes intensive të lëkurës.

Për herë të parë në botë u krijua teknologjia shkencore e cila ngadalëson “plakjen” e qelizave të lëkurës sonë, duke i ushqyer në mënyrë perfekte. Kjo teknologji vjen për herë të parë në Tiranë nga Smart Skin, e prezantuar sëbashku me kremrat MOM në dt.06 tetor 2022, në Kongresin e Mjekësisë Rigjenerative,në Itali.

Mjaftojnë 4 ose 5 seanca, në varësi të lëkurës për të reduktuar rrudhat për 6 muaj. Gjatë kësaj kohe, vazhdojmë mirëmbajtjen me kremrat Smart Skin natyral 100% duke e rritur dhe përforcuar efektin e procesit Collagenizing në mënyrë që lëkura të rigjenerohet gjithmonë e më shumë.

Your Shopping cart

Close